Aksident me vdekje në Durrës, fqinji përplas me makinë të moshuarën

Aktualitet

Aksident me vdekje në Durrës, fqinji përplas me makinë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjepalaj të Durrësit.

Sipas burimeve nga policia, viktimë ka mbetur një 70 vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin. Ndërkohë është shoqëruar për sqarime drejtuesi i mjetit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion