Aksident masiv në Fier, 4 makina bëhen copash, trafik në zonë

Aktualitet

Aksident masiv në Fier, 4 makina bëhen copash, trafik në

Një aksident masiv ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si ‘Qafa e Koshovicës’ në rrugën që të con në Cakran.

Katër automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet fatmirësisht për të plagosur.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar dhe kaos mes shoferëve, shkruan Faxnews.

Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos respektimi i distancës mes mjeteve të përfshira në këtë incident.

ME TE LEXUARAT