Aksident i trefishtë tek Mali i Robit
Lajmifundit
/
4 Qershor 2023, 20:37
Aktualitet

Një aksident i trefishtë ka ndodhur afër Malit të Robit në Durrës pasditen e të dielës.
Nga përplasja e tre makinave është krijuar trafik i rënduar, ndërsa ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar.
Shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në plazh për shkak të temperaturave të larta.
Kjo ka sjellë edhe shtim të fluksit të qarkullimit të automjeteve në këtë aks, të frekuentuar shumë gjatë sezonit veror./tch


