Aksident i RËNDË në aksin Fier-Lushnje! Fuoristrada përplas të moshuarin me motoçikletë

Aktualitet

Aksident i RËNDË në aksin Fier-Lushnje! Fuoristrada përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite të së enjtes në aksin rrugor rural Pirrë-Kamçisht, njësia administrative Kolonjë, bashkia Lushnjë. Një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një motoçikletë të cilin udhëtonte 76-vjeçari Minella Prençe, banor i fshatit Pirrë.

Menjëherë në vendngjarje ka ardhur ambulanca e cila ka transportuar me urgjencë në sptal të moshuarin, i cili është nën kujdesin intensiv të mjekëve, në gjendje të rëndë për shëndetin nga plagët që mori. Polica e qarkullimit në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e fuoristradës dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Mësohet se 76-vjeçari nuk ka pasur kaskë mbrojtëse në kokë, ç’ka ka bërë që lëndimet të jenë serioze. Dyshohet se drejtuesi i fuoristradës edhe pse ka frenuar, nuk ka mundur të shmangë përplasjen me motoçikletën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion