Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren dhe të moshuarin me biçikletë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje.

Policia bën me dije se rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion