LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Ostren, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Ostren, makina del nga rruga

Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e sotme në Ostren të madh ku një makinë tip Toyota ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua në rrugën që lidh Ostren-Lagjia Guri.

Aksidenti është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën ku dhe i kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve të këtij spitali njëri nga të aksidentuarit është dërguar drejt spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar pasi kishte marrë plagë të rënda.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion