Aksident i rëndë në Krumë, përplasen dy makina, njëri prej shoferëve ndërron jetë!

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Krumë-Golaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë pas një viktimë dhe dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, kur një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi N. L., është përplasur me një tjetër “Benz” që drejtohej nga shtetasi N. S., me pasagjer Z. N.
Drejtuesi i mjetit të dytë, shtetasi N. S., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët, N. L. dhe Z. N., janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Krumë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.


