Merr flakë shtëpia private në Tiranë, plagosen dy fëmijë

Aktualitet
Merr flakë shtëpia private në Tiranë, plagosen dy

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në Allias të Tiranës.

Zjarri ka rënë në banesën e një shtetase e cila ndodhej bashkë me dy fëmijët e mitur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë, me djegie të lehta në dorë, dy fëmijët e saj të mitur.

“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur”, - thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion