Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person. Viktima mësohet se është me origjinë nga Shqipëria ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Përplasja mësohet se ndodhi pranë kthesës për në Agrigento. Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal duke lënë edhe 6 të plagosur. Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion