Aksident i rëndë në hyrje të Vorës! Makina del nga rruga, plagosen gruaja dhe dy fëmijë të mitur

Aktualitet

Aksident i rëndë në hyrje të Vorës! Makina del nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Vorës.

Mësohet se një 43-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe për pasojë, ka dalë nga rruga duke u përplasur. Për pasojë, të plagosur kanë mbetur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të mitur. Raportohet se ata janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 Informacion paraprak/Më datë 25.07.2025, rreth orës 09:10, në hyrje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin D. K., rreth 43 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët u dërguan në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion