Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, këmbësori dërgohet me urgjencë në spital!
Lajmifundit
/
7 Prill 2025, 22:01
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles.
Mësohet se një kalimtar ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është goditur nga një makinë.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Tiranës dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.


