Aksident i rëndë në aksin Petovë- Libofshë, një person i plagosur rëndë

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Petovë- Libofshë, një

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në aksin Petovë- Libofshë.

Një automjet tip” Toyota” është përplasur me një motor, dhe si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar rëndë.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Fier/ Informacion paraprak/ Rreth orës 17:00, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. P., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Z. Xh, rreth 64 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar  në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion