GJKKO lë në burg Ergys Agasin / Avokati Haxhia: Iu ngrit akuza për korrupsion, por s’ka pasur kurrë lidhje me tenderat

Aktualitet

GJKKO lë në burg Ergys Agasin / Avokati Haxhia: Iu ngrit akuza

Avokati i Ergys Agast, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të GJKKO-së, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për biznesmenin, tha se një prej akuzave të ngritura ndaj klientit të tij, ajo për heqjen e paligjshme të lirisë, është rrëzuar pas analizimit të provave.

Avokati tha se organi i akuzës ka paraqitur tashmë edhe një akuzë tjetër ndaj Agasit, atë të korrupsionit pasiv.

“Organi i akuzës sot erdhi me një akuzë tjetër, atë të “korrupsionit”, pra sot u vendos akuza ndaj Agasit për korrupsion pasiv”, tha ai.

Më tej, Haxhia bëri me dije se Ergys Agasi ka dhënë shpjegimet e tij para gjykatës dhe ka mohuar përfshirjen në tendera, përfitime financiare dhe se nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme.

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia: Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë, e adresuar nga akuza ndaj Agasit, përfundimisht, me analizën që iu bë provave dhe vendimeve të organeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze ndaj Ergys Agasit.

Organi i akuzës sot erdhi me një akuzë tjetër, atë të “korrupsionit”, pra sot u vendos akuza ndaj Agasit për korrupsion pasiv.

Që për ne do të thotë që pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës. Sot u paraqit kjo akuzë.

Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion