Aksident i dyfishtë në Tapizë, humb jetën drejtuesja 69-vjeçare!
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 16:33
Aktualitet

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte një 69-vjeçare me iniciale L.M.
Si pasojë e përplasjes 69-vjeçarja humbi jetën.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën", njoftoi policia.


