Aksident i dyfishtë në Lezhë-Laç, humb jetën 65-vjeçari

Aktualitet

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Laç, humb jetën

Një aksident i dyfishtë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka mbetur vdekur një person.

Sipas raportimeve, fillimisht 65-vjeçari u plagos rëndë dhe më pas u transferua me urgjencë në Spitalin e Traumës por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Ai ka qenë duke drejtuar një triçikel i cili është përplasur me pjesën e parme të një trajleri.

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion