E rëndë në Kukës! 26-vjeçarja gjendet pa shenja jete në kanalin e hidrocentralit

Aktualitet

E rëndë në Kukës! 26-vjeçarja gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës.

Një 22-vjeçare është gjetur dje pa shenja jetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Më datë 16, pra dy ditë më parë, familja e të resë ka bërë kallëzim në polici për largimin e saj nga bamesa.

Njoftimi:

Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëntime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion