“Ajo e shkatërroi"/ Masakra në familjen shqiptare, kunata e Tefta Malajt: Gjakun e ka larë burri im, ajo donte të jetonte...

Aktualitet

“Ajo e shkatërroi"/ Masakra në familjen shqiptare, kunata e

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në familjen shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare, italianin Massimo De Sanits dhe plagosi rëndë gruan e tij.

Kunata e Tefta Malajt ka mohuar akuzat se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit. Raba Malaj u shpreh se Tefta e kishte telefonuar duke i kërkuar që të jetonte tek banesa e tyre, por bashkëshorti i saj nuk pranuar.

Kunata dhe se Tefta është fajtore pasi ka shkatërruar familjen e saj, duke shtuar se për djalin e saj 5-vjeçar është kujdesur deri ditën që Tefta Malaj doli nga spitali.

“Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.

Djalin ia kam larë e pastruar, ia kam dhënë atë ditë që doli nga spitali. I kam folur me edukatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha që dua të vij të jetoj me ju. I thashë me gjysmë zëri mirë, por kur fola në darkë me bashkëshortin më tha që “nuk bëhet fjalë që ajo të vijë të jetojë me neve”.

Nuk e di pse nuk u kthye të jetojë në banesën e saj, gjakun e ka larë burri im me duart e tij.

Burri më tha që nuk do i pranojmë në shtëpi. Unë e di çfarë kam hequr me karabinierët në shtëpi dhe të socialies. Kur erdhi të marrë djalin, unë i hapa derën e futa në shtëpi.

S’ka pasur asnjë debat mes Teftës dhe burrit tim, ai është në gjendje të keqe. Ne nuk kemi kërcënuar njeri, edhe në ceremoninë mortore i kemi dhënë dorën.

Ajo kërkon mbrojtje nga shteti dhe nxjerr këto.”- tha ajo. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion