“A e kuptoni sa të pavlerë jeni?!” – Protestuesi ‘ngre peshë’ sheshin, të gjithë brohorasin kundër Ramës e Berishës

Aktualitet

“A e kuptoni sa të pavlerë jeni?!” – Protestuesi

Një qytetar ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij se nuk jep dorëheqjen për shkak se e kanë votuar 800 mijë shqiptarë.

“Dua të pyes dështak zemërakun si të dalin llogaritë. Sepse para dy javësh the se më votuan 800 mijë shqiptarë, dhe brenda javës e pe shumë mirë se edhe ata që të paskan votuan nuk të duan. E kupton se sa i pa vlerë je ti dhe Sali Berisha.”, tha qytetari

Më pas ai iu drejtua protestuesve me pyetjen:

“A duhet t’i lejojmë të vazhdojnë qeverisin?”

“Jo”, brohorisnin ata.

“Edi Rama e more përgjigjen nga sheshi. “, shtoi protestuesi.

ME TE LEXUARAT