A do takonte vrasësin e djalit? Babai i Martinit: Jam i tronditur! S’jam njeri hakmarrës

Aktualitet

A do takonte vrasësin e djalit? Babai i Martinit: Jam i tronditur!

Babai i Martinit, vdekja e të cilit tronditi gjithë vendin tha se nuk është njeri hakmarrës, por gjithnjë i buzëqeshur.

Ai la të nënkuptuar se me këtë frymë ka rritur edhe të birin e tij, i cili tashmë nuk jeton më.

Në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel ai tha se nuk e dinte nëse do të mund ta takonte vrasësin e të birit, nisur nga tronditja e madhe që ka përjetuar.

Do mundeshit të takoheshit me djaloshin ( autorin)?

Babai i Martinit: Jam kaq i tronditur sa nuk e përballon dot truri të ketë mendje të kthjellët të përballojë këtë lloj fatkeqësie, nuk jam njeri hakmarrës, jam njeri që buzëqesh, dua që njerëzit të kenë paqe dhe lumturi.

Nëna e Martinit: S’kam asnjë fjalë. Martini thoshte do bëhem futbollist, flisja çdo natë me të, ishte pa asnjë lloj shqetësimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion