83 arrestime në Shqipëri-Itali, flet prokurori i SPAK që sekuestroi 30 biznese e 200 llogari bankare

Aktualitet

83 arrestime në Shqipëri-Itali, flet prokurori i SPAK që

Shqiperia dhe Italia kryen një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës mëngjesin e sotëm (5 shkurt 2024) për të ekzekutuar 83 urdhërarreste të lëshuara nga  rejtoria e Antimafias e Firences.

Operacioni ka sjelle arrestime dhe sekuestrime në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë dhe u ndërmor në kuadër të dy viteve hetim ku kanë bashkëpunuar dhe organizma ndërkombëtare si Eurojust, Interpol dhe Europol.

Operacioni çmonton një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë,ekstazi, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë  të lëndëve narkotike në Firence.

Prokurori i SPAK Vladimir Mara dha detaje për goditjen e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës në vendet e BE.

Ai ka theksuar se në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë zgjatur 2 vite, në Shqipëri janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë.

“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit.

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës”- tha mes të tjerash prokurori. 

“Tashmë është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Operacioni i sotëm tregon se pa një bashkëpunim, nuk mund të luftohet korrupsioni. Ishte një hetim i kryer nga Prokuroria e Firences dhe SPAK.

Grupe kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në të gjithë Europën, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera. Të gjithë trafikantë të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE”.

ME TE LEXUARAT