8-vjeçarja bie nga skafi në plazhin e Veliopjës, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

8-vjeçarja bie nga skafi në plazhin e Veliopjës, dërgohet

Një 8 vjeçare është dërguar me urgjencë në spitl, pasi teksa po lundronte me familjarët e saj në një skaf në plazhin e Velipojës është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.

Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa policia ka shoqëruar në ambientet e policisë kufitare drejtuesin e skafit, D.H., 57 vjeç.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër. Sakaq, vijon puna në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. 

"Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër", njofton policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion