U hodh nga lartësia për t’u larë në lumin Vjosa, mbetet i dëmtuar turisti spanjoll

Aktualitet

U hodh nga lartësia për t’u larë në lumin Vjosa,

Një turist spanjoll është dëmtuar teksa është hedhur për t’u larë në rrjedhën e Vjosës në Përmet.

U raportua se teksa turisti nga Spanja i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij pasi dolën nga hoteli ku po akomodoheshin, është hedhur nga një lartësi dhe për pasoje ka pësuar dëmtime në zonën e pasme të trupit.

Menjëherë është shoqëruar nga autoambulanca për në Spitalin e Gjirokastrës nga ku dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Sipas informacioneve, turisti spanjoll është jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion