7 marsi/ Mesazhi i mësueses në pension: Boll e kthyet në festë për dhurata! Duhen reforma!

Aktualitet

7 marsi/ Mesazhi i mësueses në pension: Boll e kthyet në

Është i shtati vit në pension, por edhe ky 7 Mars nisi me telefonatat dhe urimet nga ish-nxënësit e saj. Violeta Kraja, mësuesja e fërngjishtes në shkollën “Asim Vokshi”, nuk e fsheh kënaqësinë që ish-nxënësit e saj sot mjekë, juristë apo në profesione të tjera, nga brenda dhe jashtë vendit, i kanë gjetur vendndodhjen për ta kujtuar e vlerësuar.

Gjatë bisedës me të, mësuese Violeta nuk shfaq ankesa për punën 40- vjeçare në arsim, refuzon të flasë për vështirësitë, për pensionin që merr apo ato që i kanë munguar arsimit ndër vite. Me bindje thotë se mësuesia është profesioni më i dashur për të, dhe që nuk do ta ndërronte më asnjë tjetër.

Sot që arsimin e sheh nga larg, dëgjon për reformat, kurrikulat, për dhunë më të shtuar në shkolla, Violeta Kraja, mësuesja që mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe urdhrin “Naim Frashëri” thekson se arsimi ka nevojë të forcojë edukimin, jo vetëm atë shkencor.

Ndërsa kur pyetet për dhuratat, edhe ato materiale, që prej vitesh po shoqërojnë 7 Marsin, mësuese Violeta për A2cnn tregoi rregullin e saj vendosur ndaj nxënësve ndër vite.

Violeta Kraja është një nga mijëra arsimtarët në pension që flasin më respekt e dashuri për punën, e të njëjtën gjë ua këshillojnë edhe brezave të rinj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion