6500 mësues paguhen më pak se kolegët! Në 7 mars sindikata paralajmëron protestë!

Aktualitet

6500 mësues paguhen më pak se kolegët! Në 7 mars sindikata

Kanë mbaruar arsimin e lartë për mësuesi, por diploma dhe paga e tyre po diferencohet nga arsimtarët e tjerë të të njëjtit profil. Bëhet fjalë për 6500 mësues në të gjithë vendin, të cilët në vitet 92-98janë diplomuar për cikël të ulët në universitetet e rretheve, ish-institutet e dikurshme. Asokohe vitet e plota të studimit për mësuesi në rrethe ishin 3 vjet. 

Ndërsa sot Ministria e Arsimit nuk e njeh si studim të plotë mësuesie por si cikël të parë bachelor, gjë që ka sjellë ulje të pagës së tyre më mbi 5 mijë lekë. Denoncimi vjen nga mësues në sistem, njëherësh drejtues sindikatash..Në prag të 7-Marsit, Ditës së Mësuesit, sindikatat e arsimit po mendojnë zhvillimin e grevës në të gjitha shkollat e vendit, edhe pse nuk e fshehin se presioni mes mësuesve është i madh, sipas A2cnn. Nga Ministria e Arsimit nuk ka një përgjigje konkrete për shqetësimin e 6500edukatorëve dhe mësuesve të ciklit të ulët.

Ndërkohë sindikatat thonë se nga qershori i 2024, kur u bë rritja e pagave të arsimtarëve, vijojnë negociatat ende pa rezultat me ministrinë, për zgjidhjen dhe diferencimin financiar të mësuesve të ciklit të ulët. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion