Largoi një të burgosur nga vendi i qëndrimit, arrestohet 27-vjeçari i dënuar me 3.4 vite burg

Aktualitet

Largoi një të burgosur nga vendi i qëndrimit, arrestohet

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata Tiranës e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, është arrestua në kryeqytet.

Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale J.Ç., akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27  vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofto policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion