6 ditë në koma pas sulmit tek ish-blloku, avokati Sokol Mengjesi niset me avion drejt Athinës

Aktualitet

6 ditë në koma pas sulmit tek ish-blloku, avokati Sokol Mengjesi niset

Avokati Sokol Mëngjesi eshte nisur me avion sanitar drejt Athinës, pas 6 ditësh në koma ne spitalin e Traumes ne Tirane.

Familjarët e tij i kërkuan sot ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës se donin ta nisnin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.

Gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit i cili njeheresh eshte edhe pedagog ne Fakultetin e Drejtesise, është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.

Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.

Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga Top Channel konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit.

Ai u godit me dorezë metalike nga tre persona, pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj pasi u vetëdorëzua dëshmoi para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion