Shkarkohet nga detyra ambasadorja e Shqipërisë në Ukrainë, emërohet diplomati i ri

Politikë

Shkarkohet nga detyra ambasadorja e Shqipërisë në Ukrainë,

Ambasadorja e deritanishme e Shqiperise ne Ukraine eshte shkarkuar nga detyra nderkohe qe ne vend te saj eshte emeruar Ernal Filo, me dekret te presidentit.

Lajmi u njoftua nga zyra per median e kreut te shtetit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot lirimin vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident Znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj po dot emeroi me dekret si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, z.Ernal Filo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion