56-vjeçari bie nga kamionçina, i riu largohet pa e ndihmuar

Aktualitet

56-vjeçari bie nga kamionçina, i riu largohet pa e ndihmuar

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar në polici një 38-vjeçar pasi H. L 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e  kamionçinës që drejtohej nga i riu dhe ky i fundit është larguar.

“Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, dyshohet se shtetasi H. L., 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T., 38 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi H. L. është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, për kryerjen e procedurave të mëtejshme“, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion