Hynë në banesë të maskuar dhe me forcë, gruaja terrorizohet nga policia/ Ç' ndodhi në familjen në Dajç të Lezhës

Aktualitet

Hynë në banesë të maskuar dhe me forcë, gruaja

Policia ka ushtruar terror në një banesë në Lezhë ku jetonte një grua me dy fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja ndodhi në Dajç të Lezhës kanë përjetuar terror pasi banesa e tyre u kontrollua ne mëngjes herët nga policia. Pasi ka dëgjuar të bërtiturat e policisë, Kristina Gjinaj me fëmijët e traumatizuar janë shtrire për toke.

Pas ikjes se tyre ka mësuar se janë nga FNSH-ja e Shkodrës, qe kane tentuar te hyjnë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronën e tyre.

Pavarësisht frikës, ajo ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar.

Pas largimit te policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin qe ndodhej si punëtor në Mal të Zi duke i kërkuar qe te kthehej për shkak te frikës qe kishin përjetuar dhe traumës qe kishin fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç.

Artan Gjinaj është kthyer menjëherë dhe ka kërkuar shpjegime, por qe ende nuk i ka marre.

Ai thotë se nuk ka asnjë problem dhe se nuk e di arsyet e këtyre veprimeve qe atij i janë thënë se janë te policisë.

Kristina Gjinaj shpjegon situatën dhe tmerrin e përjetuar se bashku me fëmijët e saj nga disa njerëz me uniforma policie dhe te armatosur duke shtuar se ka konstatuar vetëm dhunën e ushtruar prej tyre për te hyre brenda, por nuk mori asnjë përgjigje për veprimet e tyre.

ME TE LEXUARAT