48 orë grevë në Greqi/ Ambasada shqiptare-qytetarëve: Merrni masat

Aktualitet

48 orë grevë në Greqi/ Ambasada shqiptare-qytetarëve: Merrni

Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dhe 4 prill.

Si pasojë do të mbyllen të gjitha pikat doganore duke nisur nga data 2 prill ora 07:00 dhe deri në 4 prill ora 07:00.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Pas këtij njoftimi ka reaguar ambasada shqiptare në Greqi, ku iu drejtohet qytetarëve që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

ME TE LEXUARAT