43 të arrestuar në operacionin anti-drogë orët e fundit, reagon kreu i SPAK

Aktualitet

43 të arrestuar në operacionin anti-drogë orët e fundit,

43 persona raportohet se janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri për trafik droge. Operacioni është bërë me urdhër të SPAK-ut.

Ka pasur kontrolle në disa banesa në Durrës dhe në fshatra. Siç u paralajmërua, SPAK doli në një konferencë për të zbardhur detajet e operacionit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se hetimi me palën italiane, mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm.

Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Itali i shkatërruar sot drejtohej nga 3 shqiptarë të identifikuar.

“Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.

Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha prokurori i SPAK.

Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge.

Gjatë aksionit të përbashkët, mësohet se u përfshinë rreth 350 oficerë policie në terren, duke çuar në pranga gjithsej 30 të dyshuar dhe janë ushtruar kontrolle në 31 lokacione.

Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.

Mësohet se grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili po ndërmerret bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar deri tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe në sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

ME TE LEXUARAT