40 mijë lekë bonus qiraje për familjet që iu dogjën shtëpitë/ Nesër miratohet vendimi nga Këshilli i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë nesër bonus qiraje prej 40 mijë lekësh për familjet e prekura nga zjarri në kompleksin “Arlis”. Masa financiare synon të ndihmojë banorët për përballimin e kushteve të përkohshme të jetesës, pas dëmtimeve të shkaktuara nga incidenti në pallat.
Ndihma do të jepet deri në sistemimin përfundimtar të familjeve në banesat që do të rikonstruktohen. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha dëmet në objekt do të mbulohen dhe riparohen nga vetë ndërtuesi.
Për të përfituar bonusin, familjet e prekura duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative, duke përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, vërtetim pronësie, deklaratë vërtetësie dhe të dhëna bankare.


