33-vjeçarja në Tiranë plagos me thikë ish-njerkun

Aktualitet

33-vjeçarja në Tiranë plagos me thikë ish-njerkun

Një 33-vjeçare në Tiranë me iniciale U.A. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se për motive banale ka goditur me thikë ish njerkun e saj. Për këtë të fundit policia ka plotësuar një urdhër mbrojtje nga e arrestuara.

Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme”, njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion