30 ditë agjërim për besimtarët myslimanë, nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Mesazhi i kreut të KMSH

Aktualitet

30 ditë agjërim për besimtarët myslimanë, nis muaji i

Për 30 ditë me radhë, besimtarët myslimanë do të agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Një muaj ku besimtarët kufizohen nga e ngrëna, e pira dhe marrëdhëniet bashkëshortore, nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij.

Veç këtyre ndalimeve, besimtarët kanë edhe një detyrë shumë të rëndësishme, të solidarizohen me njerëzit në nevojë. Agjërimi vjen edhe me një sfidë tjetër, përmirësimi i sjelljes dhe largimit nga veset.

“Agjërimi nuk është vetëm tek e ngrëna dhe tek e pira, por gjuha jote të agjërojë, pra të flasë mire”, tha Profeti A.S. “Kush nuk e lë mashtrimin dhe gënjeshtrën, nuk ka nevojë Zoti që ata të agjërojnë”, shtoi ai.

Një pjesë e besimtarëve i shfrytëzojnë këto ditë për të lexuar Kuranin, teksa shprehen se këtë muaj e presin me shumë gëzim.

Muaji i agjërimit mbyllet mbrëmjen e 9 prillit dhe më datë 10 prill bëhet falja e madhe e Fiter Bajramit, në orët e para të mëngjesit. 

Ndërkohë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, e cilësoi këtë një mundësi për të rritur forcën shpirtërore dhe solidaritetin. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion