26-vjeçarja mbyti me tel të atin, kryeplaku i fshatit: Nënë e bijë e rrihnin, e linin pa bukë

Aktualitet

26-vjeçarja mbyti me tel të atin, kryeplaku i fshatit:

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e djeshme (24 Korrik) ku u zbulua se 26-vjeçarja Emanilda Rama kishte mbytur me tel babain e saj dhe vdekjen e tij e kishte raportuar si aksidentale.

Kryeplaku i fshatit ka treguar se nënën e bijë e dhunon viktimën, si edhe e linin pa bukë. Madje shtoi ai, Anesti Rama i kishte thënë që donin ta nxirrnin nga shtëpia.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar.

Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private.

Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam”, u shpreh kryeplaku i fshatit Frashër të Fierit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion