23,700 euro të padeklaruara, polaku bie në "grackën" e doganës shqiptare!

Një 45-vjeçar polak është proceduar penalisht nga autoritetet shqiptare pasi tentoi të nxirrte nga vendi një shumë prej 23,700 eurosh pa e deklaruar në doganë.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia kufitare në pikën e kalimit në Qafë Thanë, në automjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi polak A.K., u gjetën paratë e padeklaruara, duke shkelur ligjet në fuqi për deklarimin e valutës në kufi.
Pas veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit polak për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


