Çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës në vend? Do të ketë ulje apo rritje? Ministrja jep përgjigjen që prisnim

Aktualitet

Çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se nuk do të ngrihet Bordi i Transparencën, lidhur me çmimin e naftës.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të vijohen për subvencionimin e naftës për transportin publike, në mënyrë që mos të ketë kosto shtesë për qytetarët.

Ibrahimaj shtoi se Bordi i Transparencës është një mekanizëm për periudha afatshkurtra.

“Kemi marrë vendim me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, për të vazhduar politikat e subvencionimit për naftën, për periudhën e pambuluar. Synojmë të mos kemi kosto shtesë për qytetarët.

Jemi duke u kujdesur për çmimet, do të ndërtojmë pasqyrë të çmimeve të konsumit, me qëllim që të nxisim konkurrencën dhe të japim transparencë për qytetarët.

Duke qenë se konflikti në Lindjen e Mesme, duket sikur do zgjasë, Bordi i Transparencës është mekanizëm për periudhë afatshkurtër. Edhe FMN na ka këshilluar që ndërhyrje të tilla të jenë të përkohshme. Ne do merremi me ushqimet, do subvencionojmë transportin publik”, theksoi ajo.

ME TE LEXUARAT