17-vjeçarja me meningjit akut humbi jetën brenda pak orëve, nën monitorim 100 persona në Durrës e Tiranë

Aktualitet

17-vjeçarja me meningjit akut humbi jetën brenda pak orëve,

Pas humbjes së jetës së 17-vjeçares nga Durrësi e prekur nga meningiti bacterial, autoritetet shëndetësore flasin për rastin por edhe për hetimin epidemiologjik.

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik tregon se 17-vjecarja ishte infektuar nga një formë e rëndë e meningitit i cili i mori jetën brenda disa orëve.

Afro 100 persona kontakti, familjarë, shokë klase, mësues, personel mjekësor në Durrës e Tiranë janë në hetim epidemiologjik. Të gjithë i janë nënshtruar testimit, por edhe mjekimit fillestar, ndërsa do të monitorohen për 10 ditët në vijim, periudha e inkubacionit të meningitit.

Vaksina kundër meningitit që parandalon pasojat e rënda të sëmundjes nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.

Edhe pse mund të gjendet në tregun farmaceutik, Eugena Tomini thotë se rastet e meningitit bacterial numërohen më gishtat e dorës.

Instituti i Shëndetit Publik ka propozuar hyrjen e kësaj vaksine në kalendarin e detyrueshëm ashtu si në shtetet fqinjë Itali e Greqi.

Meningiti bakerial transmetohet përmes spërklave të pështymës nga kontaktet e afërta apo sendet e kontaminuara

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion