‘Rrjeti’ çon në pranga 11 anëtarët e një grupi që shiste kokainë e kanabis/ Emrat – Detaje

Aktualitet

‘Rrjeti’ çon në pranga 11 anëtarët e një

Policia e Vlorës ka ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në pranga u vunë:

– Mili Hamzaj dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër),

– Fatjon Abazi dhe Osmën Abazi, (vëllezër),

– Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër),

– Eduart Taka,

– Juxhin Isufi,

– Drago Qëndro,

– Enver Haxhi

– Mina Dedi.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në kushtet e flagrancës edhe shtetasi Algert Caushi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Po ashtu, është shpallur në kërkim Panajot Feim Bala, 49 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion