10 emigrantë në “Range Rover”, policia nuk u beson syve kur ndalon të riun nga Peqini

Aktualitet

10 emigrantë në “Range Rover”, policia nuk u beson syve

Policia e Elbasanit arrestoi një 29-vjeçar, i quajtur Shpëtim Memolla, i cili u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. Policia e ndaloi atë pasi pa që brenda makinës tip “Range Rover” ishin ngjeshur 10 persona.

I riu i kishte premtuar emigrantëve, se kundrejt pagesës, do i dërgonte në një vend të BE.

Fillimisht i riu nuk i është përgjigjur thirrjes së efektivëve dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin luksoz, si dhe ka bërë të mundur arrestimin e të riut.

Njoftimi i Policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 29-vjeçari që ushtronte këtë aktivitet kriminal.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

Shpëtim Memolla, 29 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, duke transportuar me një mjet tip “Range Rover”, 10 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 50 euro për person, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan mjeti tip “Range Rover”, një aparat celular dhe një sasi parash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion