Vaksinimi i grupmoshave mbi 16-vjeç, ekspertët amerikanë rekomandojnë Pfizer

Bota

Vaksinimi i grupmoshave mbi 16-vjeç, ekspertët amerikanë

Grupmoshat mbi 16-vjeç duhet të marrin vaksinën Pfizer/ BioNTech. Kështu ka deklaruar Komiteti Këshillimor për Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA (CDC), me qëllim për të përshpejtuar vaksinimin në SHBA.

Ndërkohë kujtojmë se një javë më parë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi vaksinimin me këtë vaksinë, që më herët ishye miratuar për përdorim urgjent. Zyrtarët shëndetësorë shpresojnë se miratimi dhe rekomandimi zyrtar i CDC do të nxisë  më shumë amerikanë të vaksinohen. Me miratimin e plotë të FDA-së, disa kompani dhe shtete kanë filluar ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19.

Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët në disa zona të Shteteve të Bashkuara, duke kontribuar në një rritje të shtrimeve në spital për shkak të variantit Delta. Disa nga anëtarët e komitetit thanë se rritja e vaksinimeve përpara vjeshtës do të ishte vendimtare për rikthimin e sigurt të fëmijëve në shkollë./abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion