“1 milimetër afër zemrës”, si Suel Çela zgjodhi qitësin për atentatin ndaj Ardian Çopjas
Janë zbardhur bisedat mes Suel Çelës dhe Ledio Zabelit teksa planifikonin atentatin ndan Ardian Çopjas.
Çela me pseudonimin Marjus Lulaj i ka dërguar Zabelit, një foto të një personi, që shihej afër dy drerëve të vrarë, teksa thotë se është qitës që nuk bën gabime.
Siç shihet edhe në poshtë duket se vetitë e qitësit janë njohur edhe në dosje, pasi thuhet se autori ka pasur njohuri të mira në përcaktimin e armës dhe në distancën e largët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës”, thuhet ndër të tjera në dosje.
PJESË NGA DOSJA E SPAK:
Më datë 10.06.2020 në orën 07:30 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Ledio Zabeli të cilit i dërgon mesazhet me tekst; "....mimjes dak....po bahemi gati....na drreka besoj jam aty....", pas rreth dy orësh Marjus Lulaj komunikon sërish me Ledio Zabelin të cilit i dërgon një fotografi në të cilën shfaqet një person i ulur në gjunjë dhe përpara tij dallohen të vrarë dy derra të egër. Në fotografi nuk shfaqet pjesa e fytyrës së personit i veshur me bluzë kamuflazhi dhe pantallona ngjyrë bezhë.
Pas dërgimit të fotografisë, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet me tekst "....ka dal per derra ky...ska ba asnji gabim...ka gjujt duke pa vetem pjesen e poshtme trupit...mos flasim mas oreksit... 1 mm afer zemres...ske ca thu...ka gjujt tamam...finalen e ka ai lart...".
Nga konteskti i përgjithshëm i këtyre komunikimeve dyshohet se pikërisht personi i shfaqur pjesërisht në fotografinë e mësipërme është personi i cili ka qënë në rolin e ekzekutorit në ngjarjen e datës 08.06.2020, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur shtetasi Ardjan Çopja.
Marjus Lulaj i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi nuk ka kryer asnjë gabim, ai shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavaresisht shkallës së lartë të vështirësisë, plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës.
Këto veti që përmend Marjus Lulaj për personin që ka qelluar ndaj Ardjan Çopja, janë identifikuar edhe nga specialistët e repartit RENEA të cilët referuar gjetjeve të distancës dhe dyshimit për pozicion kanë konkluduar se qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës