Vrasje tronditëse në Indi, ylli 25-vjeçar i tenisit Radhika Yadav qëllohet për vdekje nga babai

Aktualitet

Vrasje tronditëse në Indi, ylli 25-vjeçar i tenisit Radhika

India është tronditur nga vrasja brutale e tenistes 25-vjeçare Radhika Yadav, e cila u qëllua për vdekje nga babai i saj në shtëpinë e tyre në Gurugram.

Autori i krimit, Deepak Yadav 49 vjeç, pranoi para policisë se e qëlloi të bijën tre herë në shpinë ndërsa ajo po gatuante pasi ndihej i zëmëruar.

Sipas deklaratës së tij, ai nuk duronte më faktin që ishte financiarisht i varur nga vajza. Radhika, pavarësisht një dëmtimi që e kishte ndalur përkohësisht nga tenisi, kishte themeluar akademinë e saj dhe kishte arritur sukses profesional e ekonomik. Kjo pavarësi e saj ishte burim tensioni në familje, pasi i ati kërkonte prej saj të mbyllte akademinë, kërkesë që ajo vazhdimisht e refuzonte.

Xhaxhai i viktimës, Kuldeep Yadav rrëfeu se kur dëgjoi të shtënat, vrapoi në katin e parë dhe e gjeti mbesën të shtrirë në kuzhinë, të mbuluar me gjak.

Radhika Yadav kishte luajtur në turneun ITF, me 36 ndeshje në njëshe dhe 7 në dyshe. Ajo ishte një emër i njohur në sportin indian.

Ndërsa babai i saj u arrestua menjëherë, ku pranoi fajin pa rezistencë.

ME TE LEXUARAT