Atentat për hakmarrje “Te Xhoni” në Belgjikë, shqiptari në luftë për jetën

Aktualitet

Atentat për hakmarrje “Te Xhoni” në Belgjikë,

Mediat belge njoftojne se 45-vjeçari shqiptar, Agustin Kaza, i cili mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në rrethinat e Brukselit, në Belgjikë, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30, në Schaarbeek, në lokalin “Te Xhoni”, biznes që duket të jetë në pronësi të shqiptarëve. 45-vjeçari ishte i ulur në një prej tavolinave jashtë të lokalit me një tjetër person, kur autori iu afrua me qetësi nga pas dhe i ndaloi shqiptarit përballë duke e qëlluar të paktën 4 herë.

Pas të shtënave autori u largua me shpejtësi, ndërsa 45-vjeçari mbeti pa ndenja në karrigen ku ishte i ulur. Personi që ndodhej ngjitur me të shpëtoi për mrekulli.

Sipas mediave belge, shqiptari ka marrë plagë në kokë e kraharor dhe vijon të jetë në gjendje kritike për jetën. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për vrasje të mbetur në tentativë. Ata po përpiqen të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të identifikojnë autorin e dyshuar të plagosjes.

Dyshimet e para janë se shqiptari u qëllua si pasojë e hakmarrjes. Një hakmarrje që dyshohet se e ka gjenezën rreth 30 vjet më parë në Shqipëri. Ndaj dhe dyshimet kryesore janë se edhe autori i dyshuar është shqiptar.

Teksa mediat belge nuk e bëjnë të ditur identitetin e të plagosurit, Klan News raporton se ai është Agustin Kaza. Vëllai i tij, Martin Kaza, u dënua me 22 vjet burg në mungesë, në vitin 2011 nga Gjykata e Kurbinit për vrasje të dyfishtë.

Ai u arrestua në Britaninë e Madhe në 2016-n dhe u ekstradua në 2017-n në vendin tonë. Martin Kaza jetonte në Britani që prej 2001 atje ku ishte arratisur e kishte kërkuar azil pas vrasjes së dy vëllezërve Agustin dhe Dod Gjini, ngjarje e ndodhur në 1997-n në Laç.

Kjo vrasje e dyfishtë në fakt pikënisjen e kishte më herët. Në 1994-n, Dod Gjini vrau vëllain e Martinit e Agustinit, komisarin Ndue Kaza. Ngjarja në fjalë ndodhi në Rrëshen. Ndue Kaza ishte komandant i policisë kriminale të Mirditës dhe vrasja e tij erdhi si pasojë e një përplasje mes dy grupeve rivale

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion