Krim pasioni në Fier/ Del FOTO, ky është i riu që u vra nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses

Aktualitet

Krim pasioni në Fier/ Del FOTO, ky është i riu që u vra nga

Personi që shikoni në foto është 23-vjeçari Xhimi Bakaj i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme në Fier pas sherrit me ish-bashkëshorin e bashkëjetueses së tij.

Sipas burimeve mediatike, dyshohet se shtetasi Xhuliano Miho ka goditur për vdekje 23-vjeçarin, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë. Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Dyshohet se shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bere divorci mes autorit dhe bashkëshortes më të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjecarin. Autori (Xhuliano Miho) e ka takuar në rrugë viktimën (Xhimi Bakaj) dhe pas një debati të fortë ai e ka qëlluar tre herë me thikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion