Vrasje pas divorcit/ Dëshmitarja rrëfen minutat e tmerrit: Gruaja ishte e shtrirë, polici ikte me vrap

Aktualitet

Vrasje pas divorcit/ Dëshmitarja rrëfen minutat e tmerrit: Gruaja

Vijnë dëshmitë e para nga krimi që tronditi këtë të enjte Elbasanin. Një qytetare që ishte pranë zonës ku ndodhi vrasja, rrëfeu për mediat minutat e tmerrit. Ajo tregoi se e pa gruan të shtrirë përtokë, pasi dëgjoi të shtënat.

“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë. Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu.”

Koço Buzo, ish-polic, qëlloi për vdekje gruan e tij me të cilën sapo kishte dalë nga dyert e gjykatës. Sot ata kishin seancën e ballafaqimit, pasi gruaja kishte kërkuar ndarjen si pasojë e dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion