Droga nga Amerika Latine e kapur në Portin e Pireut, “koka” e grupit të trafikantëve një shqiptar

Aktualitet

Droga nga Amerika Latine e kapur në Portin e Pireut, “koka” e

Më shumë se 200 kilogramë drogë u kap në Portin e Pireut, me destinacion Shqiëprinë.

Në pranga ranë dy greke dhe dy shqiptarë. Droga kishte ardhur me kontejnerët e karkalecave të ngrirë nga Amerika Latine dhe destinacion final kishte vendin tonë.

Në krye të organizatës së trafikut ishte një 48-vjeçar shqiptar. Ai kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane dhe fshehjen në kontejnerë.

Partneri i drejtpërdrejtë i 48-vjeçarit ishte një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj. Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion