Atentat në Shkodër, Aleksander Koçeku gjendet i vrarë në makinë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Prekalit në Shkodër, ku dyshohet se një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se viktima, Aleksander Koçeku, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në një automjet, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal-Kir.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një zonë malore dhe të thellë të Prekalit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të saj.
Sipas informacioneve paraprake, banorët kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe pas njoftimit, forcat e policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për verifikimin e informacionit, identifikimin e viktimës së dyshuar dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar se është vrarë me armë zjarri, shtetasi A.K.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


