Çdo javë 15 të mitur në Prokurori, prokurorja ngre alarmin: Droga dhe rrjetet sociale po shtojnë dhunën në Shqipëri

Soft

Çdo javë 15 të mitur në Prokurori, prokurorja ngre

Përdorimi i drogës dhe varësia nga rrjetet sociale po ndikon në rritjen e agresivitetit tek të miturit.

Referuar rasteve të fëmijëve që po përballen me drejtësinë ose që janë proceduar penalisht, rezulton se minorenët në konflikt me ligjin përherë e më shumë po e promovojnë dhunën ku përfshihen.

Si një prokurore që punon përditë me fëmijët, magjistratja Vitjuna Mata, pjesë e seksionit që heton këtë grup-moshë është e bindur se drejtësia është hallka e fundit që parandalon.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri i fëmijëve përdorues, në një nga urdhrat e para të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, është udhëzimi i vartësve për të raportuar periodikisht se çfarë kontrollesh kryejnë në afërsi të shkollave për të luftuar shpërndarjen e drogës.

Rasti i plagosjes së një të rrituri po hetohet nga prokuroria, I mituri ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Prokuroria e Tiranës është më e madhja në vend dhe mes fluksit që ka, nuk bëjnë dallim as fëmijët në konflikt me ligjin.

“Çdo javë kemi mesatarisht 12 deri në 15 të mitur që referohen”, tha Mata.

Për shumicën çështjet mos-fillohen për shkak të moshës nën përgjegjësinë ligjore.

ME TE LEXUARAT