“Mini Shengeni” merr mbështetjen e vendeve të Vishegradit: Ky bashkëpunim kontribuon në zhvillimin e rajonit
Lajmifundit
/
31 July 2021, 10:09
Kosovë&Rajon

Vendet e Vishegradit kanë deklaruar se fundmi se e mirëpresin krijimin e “Mini Shengenit” nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Në një deklaratë ata shprehen se besojnë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së”, deklarojnë ata. Deklarata u nënshkrua nga ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó, Jakub Kulhanek i Cekise, Ivan Korcok ministër i jashtëm i Sllovakisë dhe Zbignieë Rau i Polonisë./BW


